Promovohet doracak me terminologji për dhunën gjinore

Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare ­ Zëri kundër dhunës, sot prezantoi “Doracak në terminologjinë për dhunën e bazuar gjinore për gazetarë dhe punonjës medial”.

Doracaku përmban terminologji për dhunën e bazuar gjinore dhe drejtime për përparimin e teknikave për njoftim të mediave për tema të ndryshme të dhunës familjare. Përfshin 88 fjalë dhe terme dhe përmban drejtime për atë se si përmes njoftimit të kërkohet përgjegjësi dhe thirrje për veprim të institucioneve përgjegjëse, si dhe të mos lejohet viktimizimi i mëtutjeshëm i grave viktima.

Natasha Dokovska nga Shoqata e gazetarëve për të drejtat e njeriut, tha se doracaku paraqet lexim të mirë për të gjithë që duan ta trajtojnë dhunën familjare, por edhe për aktivitetet në organizatat joqeveritare të cilat përballen me këtë problematikë.

Elena Dimushevska nga Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, tha, se qëllimi i projektit është përparimi i bashkëpunimit të asociacioneve qytetare dhe mediave në drejtim të ngritjes së vetëdijes te opinioni më i gjërë për ekzistimin e formave të ndryshme të dhunës ndaj grave, si dhe pjesëmarrje të përbashkët në procesin e përfaqësimit për ratifikim të Konventës së Këshillit të Evropës për ndalim dhe mbrojtje të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Doracaku është pjesë e projektit “Dhuna ndaj grave dhe mediave: Përparimi i teknikave për njoftim dhe mbulimi medial i rastit të dhunës ndaj grave” dhe është financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim me përkrahje të shoqërisë qytetare në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button