Trump: Migrantët trajtohen më mirë se veteranët e luftës

Migrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, shpesh, trajtohen më mirë sesa veteranët ushtarakë, ka thënë kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, njofton REL.

“Nuk do të lejojmë më një gjë të tillë”, ka thënë ai në një tubim në Uashington.

Trump nuk ka ofruar asnjë dëshmi për pohimin e tij.

Vitin e kaluar, ai ka shkaktuar zemërim, duke minuar historinë ushtarake të senatorit John McCain.

Trump ka thënë se McCain konsiderohet hero vetëm pse ka qenë i burgosur gjatë Luftës së Vietnamit.

Qysh atëherë, Trump, i cili nuk ka shërbyer kurrë në ushtri, ka bërë përpjekje të riparojë imazhin, duke nderuar shpesh veteranët dhe duke mbajtur ngjarje për mbledhjen e fondeve për ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button