Bujku i zgjuar kukullat nga butiku i përdorë si gogol

Fermeri i zgjuar nga Eskisehiri, Mehmet Unal kukullat e vjetra që dikur i kanë përdorur për ti dekoruar dritaret e dyqaneve, i ka vendosur si kujdestarë dhe gogolë në fushë dhe me sukses ka zgjidhur problemin që ia shkaktonin kafshët e egra, raporton Anadolu Agency (AA).

Arinjtë, derrat e egër dhe zogjtë vite me radhë kanë shkaktuar dëme në fermën e 68-vjeçarit Mehmet Emin Unal në Milhalgazi, i cili me mënyra të ndryshme ishte përpjekur të mbrojë pemët dhe perimet e tij nga kafshët e egra, por këtë vit ka ardhur në një ide shumë efikase.

“Për vite me radhë unë u përpoqa të përzej kafshët e egra dhe zogjtë nga pasuria ime, por ideja e fundit ishte e frytshme. Nga një mik i imi bleva kukullat e vjetra nga butiqet dhe i vendosa në fushë. Kafshët më nuk vijnë, kurse kukullat tërheqin edhe vëmendjen e madhe të kalimtarëve, prandaj edhe shitja më është rritur”, tha Unal.

Ai u rekomandon kolegëve të tij fermerë të mendojnë që të zbatojnë idenë e tij, duke theksuar se kukullat ndonjëherë i veshë me rroba të vjetra për t’u dukur më të tmerrshme dhe për ti trembur edhe më shumë kafshët e egra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button