Arsenali do ta fitojë titullin – thotë Henry

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka deklaruar se Arsenali do të mposht Manchester Cityt dhe Chelseat për ta fituar kampionatin anglez.

“Mund ta them që tani se të gjithë presin që Arsenali të bie, ngjashëm siç kanë pritur më herët gjatë sezonit. Por, ata nuk ranë”.

“Ata po vazhdojnë të mbajnë ritmin në Ligën Premier dhe secilën herë kur është dashur t’u përgjigjen Man Cityt dhe Chelseat, e kanë bërë”.

“Shpresoj që të vazhdojnë në këtë mënyrë. Si një njeri i Arsenalit dhe një tifoz i klubit, dua që ata të vazhdojnë kështu deri në fund dhe ta fitojnë kampionatin”, ka deklaruar legjenda franceze.

Lajme të ngjashme

Back to top button