Skandali vazhdon, reagon RDK kundër Xhaferit

Dezinformata dhe dhe shpifje të rënda nga një udhëheqës komunal i kompromentuar në të gjitha drejtimet, janë cilësuar nga RDK, akuzat e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” për keqpërdorimet e idh drejtorit, Salija.

“Kurtish Salija gjatë marjes së mandatit si drejtor në vitin 2009-2013, në repartin për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave gjeti vetëm katër kamiona speciale për grumbullimin e mbeturinave të cilat ishin të furnizuar nga viti 1978, gjendje kjo e mjerueshme  që qytetarët e Gostivarit shumë mirë e dinë.
 
Mbeturinat deponoheshin  në rrugën Gostivar–Simnicë që ishte shumë afër qytetit, në këtë situatë u paraqit nevoja që të bëhen furnizimet e maqinave speciale për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave, për çka drejtori i NPK dhe përgjegjësit e shërbimeve kan  bërë udhëtime zyrtare për ta tejkaluar këtë situatë që mbretëronte në ndërmarrjen publike.  
 
Menaxheri i NPK Kurtish Salija ndërmori një sërë aktivitetesh për tejkalimin e kësaj situate te palakmueshme dhe në ato suaza u relazuan  udhëtime zyrtare me çka u siguruan 10 automjete për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave dhe 10 makina të tjera të nevojshme për mirbajtjen e qytetit. Me këtë investim mbeturinat më nuk deponohen në rrugën Gostivar – Simnicë, por dërgohen në deponinë regjionale RUSINO” shprehen nga RDK.
 
Të gjitha akuzat për gjoja keqpërdorim financiar nuk janë të vërteta sepse të gjitha janë të dëshmuara me dokumentacion legal në kontabilitet dhe për të njëjtit është paguar tatimi personal dhe nuk ka shkelje ligjore, thonë nga kjo parti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button