Gjorge Ivanov: Vendet e rajonit ta thellojnë bashkëpunimin në të gjitha sferat

Në nismën rajonale afariste ”Summit 100” që mbahet në Sarajevë, kryetari Gjorge Ivanov ka deklaruar se duhet t’i kthehemi rajonit, të komunikojmë mes vete dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se kriza e migrantëve ishte një mundësi për bashkëpunim me të gjitha vendet e Koridorit dhe se sfidat nuk zgjidhen me burokraci dhe diplomaci, por me menaxhim.

Në panelin diskutues „Marrëveshje e re për kohë të re“, Ivanov tha se bashkëpunimi rajonal në të gjitha sferat është i patjetërsueshëm dhe është në interes të përbashkët, si një parakusht për një rajon më përparimtar, më të sigurtë dhe më të suksesshëm që patjetër të integrohet në strukturat euro-atlantime.

Më tej, Ivanov theksoi se të gjitha vendet në rajon, para se gjithash duhet të kthehen kah përmirësimi i infrastrukturës, ekonomisë, projekteve energjetike dhe shkurtimit të proceseve burokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button