Agjencia për kadastër: Dënohen pesë administrator për tokën e shitur në Qendër

Pesë të punësuar në Agjencinë për Kadastër kanë bërë lëshime gjatë procedurës së shitjes së parcelës afër Bankës Popullore dhe do të paditen dhe dënohen.

Kështu shfajësohet agjencia në fjalë për shitjen skandaloze të tokës afër marketit ‘Vero’ për 1 euro për metër. 

Tenderi u anulua pasi që skandali u bë publik nga kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

“Sektori për kontroll në Agjencinë për Kadastër vërtetoi se fajtorë janë pesë administratorë dhe kundër tyre do të zhvillohet procedurë disiplinore si dhe do të ngrihet padi deri në Prokurori pasi që në bazë të nenit 361 të Kodit Penal, ekziston dyshimi se ata kanë kryer vepra penale dhe kanë keqpërdorur pozitën zyrtare” thuhet në kumtesën e Agjencisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button