Ikona e Marlboro-s vdes nga sëmundjet e duhanpirjes

Eric Lawson, portreti i të cilit ishte imazhi i Marlboros- në fundin e viteve 1970, ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Lawson ka vdekur më 10 janar nga sëmundja pulmonare.

Ai ka është shfaqur në reklamat e firmës së njohur të cigareve nga viti 1978 deri në 1981.

Lawson, i cili duhanpirës që prej moshës 14-vje5are, më vonë u shfaq në reklamat antiduhan.

Bashkëshortja e tij tregon se ai ishte konsumator i duhani deri në kohën kur u diagnostikuar me sëmundjen që i mori dhe jetën.

Disa nga aktorët dhe modelet e zgjedhur nga Marlboro kanë vdekur nga sëmundjet që kanë lidhje me cigaren. Këtu përfshihen David Millar, që vdiq në vitin 1987 nga emfizema dhe David McLaean që vdiq në vitin 1995 nga kanceri në mushkëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button