Ish drejtori i ndërmarrjes “Komunalec”, demanton akuzat për keqpërdorime

Ish Drejtori i ndërmarrjes “Komunalec”, Gostivar, Kurtish Salija demanton akuzat për keqpërdorimet që i bëhen atij nga drejtori aktual i ndërmarrjes, Memedali Xhaferi. 

Kurtish Salija, i konsideron akuzat ndaj tij si shpifje dhe dezinformata të renda që po plasohen nga drejtoria aktuale e ndërmarrjes “Komunalec”.

Në demantin e tij, Kurtish Salija, thotë se gjatë marrjes së mandatit si drejtor në vitin 2009-2013, në repartin për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave u gjetën katër kamionë speciale për grumbullimin e mbeturinave të cilat ishin të vitit 1978 që qytetarët shumë mirë e dinë, se këto kamionë ndotnin rrugët dhe ajrin nëpër qytet. 

“Mbeturinat deponoheshin  në rrugën Gostivar – Simnicë që ishte shumë afër qytetit, në këtë situatë u paraqit nevoja që të bëhet paisja me makina  speciale për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave, për çka drejtori i NPK dhe përgjegjësit e shërbimeve kanë  bërë udhëtime zyrtare për ta tejkaluar këtë situatë që mbretëronte në ndërmarrjen publike”, thotë ish drejtori Kurtish Salija.

Sipas ish drejtorit Kurtishi, akuzat e bëra ndaj tij, i referohen udhëtimeve zyrtare, em anë të të cilave ndërmarrjes i‘u siguruan 10 kamionë të rinj.

“Të gjithë këto shpifje nuk janë të vërteta dhe se të gjitha janë të arsyetuara në kontabilitet dhe për të njëjtit është paguar tatim personal dhe nuk përmban asnjë shkelje ligjore. Kërkoj nga qytetarët e Gostivarit që të bëjnë një krahasim mes Tetovës dhe Gostivarit ku Tetova nuk është në gjendje të transportoj mbeturinat në Rusino, kurse falë menaxhimit tim dhe  ndihmën komunës së Gostivari qyteti i tejkaloj të gjithë vështirësitë të lëna pas dore”, thotë Kurtish Salija. 
Lidhur me festimin e vitit të ri në Vlorë me parat e Komunës, Kurtishi, thotë se “ është e vërtetë se kam qëndruar në Shqipëri, por jo në Vlorë për të pritur vitin e ri”. Për këto Shpifje do ët iniciohet procedurë ligjore, paralajmëron Kurtish Salija.

Lajme të ngjashme

Back to top button