Bill Gates turpërohet në shah (VIDEO)

Kampioni më i ri i Botës në shah, Magnus Carlsen, mundi vetëm me 9 lëvizje themeluesin e Microsoft, Bill Gates, në një lojë që zgjati vetëm 1 minutë e 20 sekonda.

Ndeshja u zhvillua gjatë regjistrimit të një emisioni televiziv norvegjez dhe do të transmetohet të premten në vendet skandinave.

58-vjeçari Gates, i cili është renditur nga revista ‘Forbes’ si njeriu i dytë më i pasur në Botë pas meksikanit Carlos Slim, kishte 2 minuta kohë për lëvizjet e tij, ndërsa Carlsen vetëm 30 sekonda.

“Kjo ishte e shpejtë”, tha Gates, i cili shtoi se e ndjeu veten “të papërshtatshëm intelektualisht” gjatë lojës së shahut.

Magnus Carlsen u shpall për herë të parë kampion Bote në shah nëntorin e kaluar, kur mundi indianin Viswanathan Anand. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button