“Fusha e Lukovës”, do të jetë para deputetëve në Komisionin parlamentar

Në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për transport dhe lidhje në Parlamentin e Maqedonisë, do të hapet tema për projektin “Fusha e Lukovës”, me çka parashihet ndërtimi i hidrocentrales në zemër të parkut nacional Mavrova.

Me iniciativën e deputetit Rejhan Durmishi nga partia për Ardhmëri Evropiane, Komisioni ka vendosur që kjo temë të jetë pika e parë e rendit të ditës për të cilën do të diskutojnë deputetët në mbledhjen e ardhshme. Opozitarët e shfrytëzuan prezencën e zëvendës ministrit të ambientit jetësor, Stevo Temellkovski, për të potencuar rëndësinë e bisedës rreth projektit. Deputetët e VMRO-DPMNE-së,  kanë votuar kundër që kjo pikë të diskutohet në mbledhjen e sotme të Komisionit.

Deri në mbledhjen e ardhshme, Ministria për Ekologji, ka për detyrë që të përgatisë material për deputetët dhe të jap informacione në Parlament për temën konkrete të projektit “Fusha e Lukovës”.

Deputeti Jani Makraduli, tha se kjo çështje, ka provokuar edhe  Qeverinë e Shqipërisë, për arsye se ende nuk ka marrëveshje ndërmjet dy shteteve për shfrytëzimin e ujërave. Durmishi, theksoi se projekti është i një rëndësie më të madhe për regjionin, për dy vendet dhe për njerëzit që jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit Radika, prandaj sipas tij është me rëndësi që kjo çështje të vihet në rend të ditës para deputetëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button