Mbledhje e dy qeverive Kosovë- Shqipëri, po krijon xhelozi në rajon

Ish-Presidenti Rexhep Meidani lidhur me mbledhjen e dy qeverive shqiptare në Prizren, mendon se retorika apo terminologjitë që u përdorën me këtë rast, si Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i shërbejnë domosdoshmërish qëllimit kombëtar. Madje sipas tij mund të krijojnë keqkuptime, xhelozi apo reagime rajonale të panevojshme.

“Retorika apo terminologjitë e kësaj natyre nuk i shërbejnë domosdoshmërish qëllimit tonë kombëtar, madje mund të krijojnë keqkuptime, xhelozi apo reagime rajonale të panevojshme. Ky qëllim i madh është pikërisht, krijimi i hapësirës së përbashkët gjithëshqiptare, jo vetëm i hapësirës ekonomike, por dhe i hapësirave të përbashkëta kulturore, arsimore, shëndetësore, mjedisore, sportive, mediatike, diplomatike etj”.

Në fakt sipas tij, Kosova e Shqipëria është me vonesë në realizimin e këtij qëllimi, dhe një problem në vete mbetet fitimi i kohës së humbur, sidomos me masa e veprime konkrete, por me jo shfaqje e propagandë të panevojshme.

“Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se mbledhje të përbashkëta qeverish po bëhen gjithnjë e më normale midis vendeve të ndryshme, jo më midis dy shteteve me përkatësi kombëtare të njëjtë, si në rastin tonë”, ka sqaruar Meidani për Illyrianews.

Meidani kërkon nga kryetari Edi Rama që të zbatojë germë për germë statutin për mandatin në krye të PS-së. Sakaq, për kryeshtetarin në vitet 1997-2001, statusi “kandidat”, duhet të bëjë që “të mos hedhim “shashka” ndaj Bashkimit Evropian”

“Statuti i një partie politike demokratike, i miratuar me referendum partiak apo në një nga kongreset e saj, është kushtetuta e saj. Ky statut duhet të zbatohet germë për germë, pavarësisht imponimit, dëshirave individuale e pragmatizmit të njërit apo tjetrit drejtues, përfshirë dhe situata konkrete të favorshme ose të pafavorshme”, ka thënë Meidani.

Lajme të ngjashme

Back to top button