Popovski-Brajant Ji: Maqedonia e ka mbështetjen e SHBA-ve

Hoyt Brian Yee, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit për Evropë dhe Evroazi në SHBA.  pas takimit me Presidentin e shtetit Gjorge Ivanov është takuar edhe me shefin e diplomacisë Maqedonase Nikolla Popovski.

Ministri Popovski e ka informuar zyrtarin e lartë të Stejt Departamentit për procesin reformues dhe aktivitetet që i ndërmerr Qeveria e Maqedonisë me qëllim integrimin sa më të shpejtë të vendit tonë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Siç informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për shumë tema aktuale me theks të veçantë për ndihmën e mëtejshme të SHBA-ve në procesin e eurointegrimeve.

Hojt Brajan Ji e përsëriti pozicionin e pandryshuar amerikan për mbështetje në rrugën tonë euroatlantike veçanërisht në kontekst të Samitit të ardhshëm të NATOS, që do të mbahet në Britani të Madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button