Kryqi në Butel në rend dite në seancën e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese

Gjykatësit kushtetues në seancën e ardhshme të caktuar për 31 maj do ta shqyrtojnë nismën rreth kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për vendosjen e kryqit në komunën e Butelit, që shkaktoi tensione në fund të shkurtit dhe fillim të marsit këtë vit, transmeton Portalb.

Shqyrtimi i kësaj nisme është pika 11 në rendin e ditës në seancë.

Edhe pse, në informacionin e Gjykatës kushtetuese nuk theksohet konkretisht se nisma ka të bëjë me ndërtimin e kryqit në Butel dhe kush është dorëzuesi, megjithatë sipas datës, pikërisht më 23 shkurt në seancën e 39-të Këshilli i komunës ka marrë vendim për vendosjes së “kryq urban në postamentin afër qarkores”.

Vendosja e kryqit është donacion nga Kongresi Botërore Maqedonas (KBM).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button