“Eurothink” publikoi anketë për analizë të gjendjes së të rinjve në Komunën e Butelit

Qendra për strategji evropiane “Eurothink” do të realizojë një hulumtim të perceptimit, nevojave dhe pjesëmarrjes së të rinjve në Komunën e Butelit, në tetë fusha prioritare të parapara me strategjinë nacionale për të rinj 2016-2025, transmeton Portalb.mk.

“Nëse i takoni kategorisë së të rinjve prej 15 deri në 29 vjeç, ju ftojmë që të kyçeni në procesin e krijimit të politikave rinore në komunën tuaj me përgjgijen e pyetësorit. Gjetjet që do të fitohen nga ky huumtim do të shfrytëzohen në krijimin e strategjisë lokale për të rinj në Komunën e Butelit nga ana e anëtarëve të grupit punues”, theksohet në ftesën e “Eurothink” drejtuar të rinjve në Komunën e Butelit.

Anketa online do të përfshijë 600 të anketuar që bëjnë pjesë në kategorinë e të rinjve (15-29 vjeç) të definuar me ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politika për të rinj.

Hulumtimi zbatohet në kuadër të projektit “Komuna e Butelit e hapur për të rinjtë”, financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e të rinjve për zhvillim të fortë dhe të qëndrueshëm të komunitetit”, të zbatuar nga ana e Koalicionit për organizata rinore TANI.

Qëllimi i projektit “Komuna e Butelit e hapur për të rinjtë” është që të kontribuojë drejt mundësimit dhe nxitjes së pjesëmarrjes së të rinjve në zbatimin e politikave lokae rinore dhe në miratimin e vendimeve për çështje lokale rinore.

Të gjithë të rinjtë e interesuar, pyetësorin anketues në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, mund ta hapin në këtë link.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button