Ali Ahmeti: Në Kumanovë ka mundur të ndodhë më keq

 “Sigurisht ka mundur të ndodhë më keq dhe të mos dalë askush i gjallë prej aty sepse deri në orën 10 ishin vrarë 3 policë dhe gjërat tanimë kishin shkuar shumë larg. Përpjekjet bëheshin se si të ndërpritet zjarri dhe të marrin një vendim ata që ishin brenda. Por vendimi duhej të ishte i tyre. Ata kërkuan që të dorëzohen dhe në këtë vëzhgim situate ka qenë OSBE që e ka vëzhguar nga afër procesin e dorëzimit. Më vjen keq për ata që kanë humbur jetën, por edhe për ata që janë në burgje, por më mirë se ata që janë në burgje mund ta thonë të vërtetën, nuk mundet askush tjetër”, tha Ali Ahmeti për emisionin “Jeta në Kosovë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, thotë se gjërat në Kumanovë, në ditët e luftimeve të ndërmjet grupit të armatosur të shqiptarëve dhe policisë maqedone kanë mundur të shkojnë më keq.

Ali Ahmeti ka folur gjithashtu edhe për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni

Sipas kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni do të zgjidhet shpejt.

Në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë”, Ahmeti u shpreh se tani është koha që të adresohet kjo çështje e cila ka mbetur e fundit pa u zgjidhur në pakon e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 që i dha fund konfliktit në Maqedoni ndërmjet ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave maqedone.

“Mendoj që është çështje kohe se kur do ta vendosim në tavolinë për zgjidhje përfundimtare”, tha Ahmeti.

“Një marrëveshje e dalë nga lufta, e dalë nga një kompromis dhe pajtim shumë i madh që është bërë mes dy komuniteteve të mëdha nuk ka qenë edhe e lehtë të realizohet në praktikë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button