Tetovë, foshnje pa shenja jete gjendet në një shtëpi

Mbrëmë rreth orës 1 e 40 minuta në stacionin policor, Klinika e Tetovës ka paraqitur se ka vdekur një foshnje, njofton Portalb.

Tragjedia ka ndodhur në rrguën “Ivo Lola Ribar”, në shtëpinë e cila është në pronësi të S.R. ku është konstatuar vdekja e foshnjes disamujore.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i policisë, ndërkaq në urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjes është dorëzuar për autopsi.

Ende nuk dihet arsyet se si ka vdekur foshnja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button