Nimic: Nuk mund të ketë bisedime për emrin derisa Shkupi të mos zgjedhë qeveri stabile

 

Jam i pikëlluar për shkak të situatës aktuale politike në Maqedoni, por fakt është se unë nuk shoh rol konstruktiv si ndërmjetësues i KB-së rreth çështjes për emrin derisa nuk zgjidhet qeveri korrekte dhe demokratike në Shkup, deklaroi Methju Nimic, ndërmjetësues në kontestin midis Greqisë dhe Maqedonisë.

“Besoj se liderët politikë në Maqedoni duhet ta vendosin interesin kombëtar në vendin e parë, mbi politikat tradicionale dhe të marrin parasysh çka është më e mira për popullin”, theksoi Nimic, për TV Sonce.

Sipas tij, liderët duhet të tregojnë pjekuri dhe mençuri dhe të lëvizin në drejtim konstruktiv, sa më herët aq më mirë.

“Me të vërtetë shpresoj se së shpejti do të zgjidhet ngërçi aktual politik dhe besoj se këtë do të mund ta bëjë vetëm përmes zgjedhjeve parlamentare të cilat i plotësojnë kriteret nga Marrëveshja e Përzhinës. Pasi do të krijohet qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike, ju siguroj se prioriteti më i lartë në emër të Kombeve të Bashkuara do të jetë përfshirje e sërishme serioze e palëve ndërkombëtare që të zgjidhet çështja e emrit”, thotë ndërmjetësuesi Methju Nimic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button