(Dez)informatë hileqare

[Recension: Lirohen dy pengje të LSDM-së (VIDEO)]

Qëllimi ka qenë të teksti të jetë “me marifet”, mirëpo ka dalë si artikull dezinformues – tërheq shhikime dhe klikime, mirëpo nuk ofron informatë të besueshme.

1111Linu deri te artikulli origjinal: Lirohen dy pengje të LSDM-së (VIDEO)

Data dhe koha e publikimit: 19.05.2016, 11:57

Data e recensionit: 22.05.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

TEST THUMBUES DHE NXJERRJE NGA KONTEKSTI

Bëhet fjalë për tentim që të bëhet njëfarë kozerie nga gjendja aktuale në të cilën, Kuvendi i sapo mbledhur i konstatoi dorëheqjet e ministrave nga radhët e LSDM-së. Për këtë qëllim shfrytëzohen video-klipe të montuara nga paraqitjet e liderit të opozitës dhe koordinatorit të grupit parlamentar të socialdemokratëve, që ofrohet efekti i kontradiktës te opozita. Mirëpo, ajo që është me rëndësi për t’u theksuar është se kemi shembull për nxjerrje nga konteksti, si në aspektin përmbajtësor, ashtu edhe në atë kohor. Askund nuk përmendet, në këtë tekst jashtëzakonisht të shkurtër se deklarata e Zaevit, ku ai flet për mbajtje peng të kuadrove të LSDM-së në qeveri, është dhënë në një kohë krejtësisht tjetër dhe në rrethana kur shumica në pushtet, për arsye politike, nuk i konstatoi dorëheqjet e ministrave të LSDM-së.

Fitohet përshtypja se artikulli një situate shumë të ndërlikuar i qaset në mënyrë shumë “të pakujdesshme dhe të lirë”

Pengjet në qeveri nga radhët e LSDM-së, më në fund, dje u liruan. Kuvendi i konstatoi dorëheqjet e tyre dhe në vendin e tyrre emëroi ministra të rinj.

Më saktë, publikut dëshirohet të prezantohet se ndërrimi i ministrave të LSDM-së (edhe pse dorëheqjet e tyre ishin të kushtëzuara se do të efektuohen nëse ka zgjedhje më 5 qershor), i vjen diçka si “shpëtim nga vuajtja”, për shkak se ata paskan qenë “pengje” – term i cili gabimisht, e mendoj se qëllimisht, përdoret nga deklarata e Zaevit.

Kjo fletë për atë se vërtetësia nuk është anë shumë e fuqishme e këtij artikulli, për shkak se ajo është në hije të misionit për manipulim. Përmbajtësia është në vijë të njëjtë, domethënë e dobët. Anshmëria është mjaft e lartë, para së gjithash për shkak të tonit favorizues dhe formulimeve thumbuese për opozitën, ndërsa konstruksioni i titullit është larg të qenit korrekt dhe shkakton huti në mesin e publikut:

Lirohen dy pengje të LSDM-së (VIDEO)

Marrë në përgjithësi, material jokualitativ i robëruar në mengenet partiake-politike.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button