Helmohen 31 studentë në konviktin e Gjakovës
31 studentë të konviktit në Gjakovë kanë kërkuar ndihmë në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, si pasojë e një helmimi, pesë prej të cilëve janë dërguar në Emergjencë për shkak të gjendjes më të rëndë shëndetësore, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit Rajonal në Gjakovë Ahmet Osmani i cili ka thënë se helmimi mund të jetë për shkak të ushqimit në konvikt.
“Studentët kanë të vjella dhe barkqitje, nuk dihet ende saktë shkaku i helmimit, por dyshohet se mund të jetë nga ushqimi pasi që ndihmë kërkuan pas drekës në konvikt”.