Shilegov: Sekretari i Qeverisë, ka banesë në ndërtesën e “banesave të fshehura”

LSDM-ja, sot ka prezantuar detaje të reja lidhur me aferën “Banesa të fshehta”. Kjo parti thekson se sekretari gjeneral i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, në emër të nënës së tij, fsheh banesën në ndërtesën, rruga  “Dimce Mircev”, në Shkup.

Në listën anketuese të publikuar në internet Kiril Bozhinovski, ka lajmëruar banesë pre 89 metra katrorë në Shkup nga viti 1989, tokë bujqësore në Zllokuqan, shtëpi prej 34 metra katrorë në Shkup nga viti 2011, të gjithë këto pronë e prindërve. Sipas zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, sekretarii Qeverisë, në listën anketuese ka fshehur banesën e tij që është evidentuar në emrin e nënës së tij.

Ai ka treguar listën pronësore që është e publikuar në internet.

Lista pronësore, vërteton se nëna e sekretarit gjeneral të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, ka banesë prej 89 metra katrorë në ndërtesën që gjendet në rrugën “Dimce Mircev”, në Shkup.

“Siç duket, Kiril Bozhinov nuk ka arritur vetë të blejë banesën ashtu siç kanë mundur dy djemtë e Silvana Bunevës dhe Gordana Jankullvska, këtë e ka arritur nëna e sekretarit të qeverisë”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button