Gruevski: Projekti “Fusha e Lukovës”, nuk do të realizohet

Kryeministri Nikolla Gruevski, sot është prononcuar për projektin “Fusha E Lukovës”. Në këtë drejtim Gruevski, theksoi se ky projekt nuk do të realizohet nëse këtë e kundërshtojnë banorët e zonës dhe nëse është në kundërshtim ndikim e sajë në ambientin jetësorë. Gruevski ka kërkuar nga banorët që të jenë të qetë, sepse nuk ka vend për shqetësime.

Gruevski duke folur për projektin në fjalë theksoi se kjo Qeveri asnjëherë nuk bënë projekte që do të jenë në dëm të dikujt, dhe më së paku të qytetarëve të RM-së, por edhe të vendeve fqinje.

“Dëshiroj të dërgoj porosi qytetarëve që jetojnë në këtë rreth të jenë të qetë sepse kjo Qeveri nuk bënë projekt që mund t’i dëmtojë qytetarët dhe mjedisin jetësor dhe asnjëherë nuk ka punuar kështu deri më tani. Dhe, ta dinë se ne qëndrojmë pas tyre, dhe jo ata spekulues të cilët shikojnë që nga ky projekt të fitojnë politikisht dhe të nxisin të besojnë se me këtë projekt do të bëhet ndonjë dëm”, tha kryeministri Gruevski.

Ai ka sqaruar se projekti punohet bashkë me Bankën Botërore e cila përgatit projekt ekologjik, projekt ky që duhet t’i tregoj përparësitë dhe dobësitë eventuale. Më pas, siç tha ai, do të merret vendimi përfundimtar.

“Nëse projekti tregon se nuk ka ndonjë dëm  serioz për natyrën, për mjedisin jetësor, për qytetarët, në rast të tillë do të shkohet më tutje dhe projekti do të realizohet. Dhe, në të kundërtën, nëse projekti tregon se ka dëmë për qytetarët, për mjedisin jetësor, për natyrën, por edhe për fqinjët, kuptohet se projekt të tillë edhe BB nuk do të mbështes sepse shkon nëpërmjet BB dhe ata i japin mjetet”, tha Gruevski.    

Lajme të ngjashme

Back to top button