Inva Mula interpreton në Beograd, pritet nga kryeministri Vuçiç

Sopranoja shqiptare, Inva Mula ndodhet në Beograd pasi mbrëmjen e së mërkurës do të japë shfaqjen operistike “La Boheme”.

Media serbe po i bën jehonë interpretimit të sopranos shqiptare Inva Mula në teatrin e Operës së Beogradit.

Për të nderuar prezencën e saj, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç është takuar personalisht me sopranon Inva Mula, për t’i uruar asaj mirëseardhjen. Ky prezantim skenik i artistes së madhe shqiptare Inva Mula në Shtëpinë e Operës së Beogradit vlerësohet të jetë i rëndësishëm, pasi që prej vitit 1945, në këtë skenë nuk është ngjitur ndonjë artist shqiptar.

Gazetat serbe si B92 evidentojnë faktin se sopranoja shqiptare ka një karrierë ndërkombëtare dhe se ka në repertorin e saj rolet më të njohura të operës botërore, transmeton Top Channel .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button