Grabitet “Uestern Union” në Gostivar

Autorë të panjohur kanë grabitur ekspoziturën e “Uestern Union”-it në Gostivar, duke hyrë nga dyqani fqinj.

Pas ekspertizës së kryer, u konstatua se grabitësit së pari kanë hyrë në një butik në rrugën “Borçe Jovanovski” me thyerje të drynit.

Në njërin nga muret kanë bërë vrimë dhe kanë hyrë në dyqanin fqinj. Nga sirtari kanë marrë dy mijë euro, njëzet mijë denarë dhe dy telefona celularë. Policia ka ndërmarrë masa për zbulimin e autorëve.  

Lajme të ngjashme

Back to top button