Ivanov: Do ta kisha sjellë prapë vendimin për falje, PSP është përgjegjëse për atmosferën e konflikteve

Gazeta “Frankfurter Algemajne Cajtung” (FAC) i ka kushtuar një tekst situatës aktuale në Maqedoni. Ajo është në këtë tekst ka përfshirë ngjarjet kyçe që kanë shtyrë që kriza politike në vend të thellohet. Sipas saj, Gazeta në fjalë përshkruan rolin dhe punën e Prokurorisë Speciale, protestat që kanë filluar, por edhe i rikujton lexuesit me planin politik dhe ecurinë e ngjarjeve duke i përmendur edhe publikimin e “bombave” nga ana e opozitës dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos, njofton Portalb.

Pjesë e tekstit është edhe vendimi skandaloz i presidentit Gjorge Ivanov, i cili më 12 prill të këtij viti i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtor të tyre që janë nën hetime.

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, në pyetjen se a do ta sillte përsëri vendimin për falje sikur më 12 prill, ai është përgjigjur ende pa e mbaruar pyetjen “Po!”, transmeton Portalb.

Sipas presidentit Ivanov, atmosfera e konflikteve është si pasojë e Prokurorisë Speciale Publike e cila sipas tij, nuk e kryen punën në mënyrë profesionale, por selektive duke i hetuar vetëm anëtarët e partisësë në pushtet, gjegjësisht VMRO-DPMNE-së.

“Kjo atmosferë e konfliktit është vepër e Prokurorisë Speciale. PSP, heton në mënyrë selektive dhe vetëm kundër partisë në pushtet. Opozita nuk ka arritur që të fitojë në zgjedhje andaj tani do të vijë në pushtet në mënyrë tjetër”, vlerëson Ivanov.

Sipas tij, kriza e tanishme politike nuk është asgjë e re, por është vetëm një kapitull i tregimit i cili zgjatë më shumë se 100 vjet.

Sipas Ivanovit, konflikti maqedonaso – maqedonas, është vepër e forcave të jashtme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button