Izraeli po e dëmton diversitetin biologjik

Autoriteti për Kualitet të Mjedisit që vepron nën çatinë e qeverisë palestineze, e akuzoi Izraelin se me politikat për rrënim dhe ndërtim në zonat e okupuara po e dëmton diversitetin biologjik në Palestinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim që Autoriteti për Kualitet të Mjedisit e bëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Biologjik, thuhet se “Me rrënimet dhe ndërtimet e vendbanimeve në zonat ku gjenden burime natyrore, Izraeli është një shtet okupues i cili po e dëmton diversitetin biologjik.”

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Izraeli i ka shndërruar në vendbanime diversitetet biologjike siç janë mjediset natyrore, pyjet, fushat jeshile, arat bujqësore dhe kullosat dhe theksohet se muri ndarës që u ndërtua në vitin 2002 në territorin e Bregut Perëndimor po e dëmton mjedisin natyror dhe po e ndan tokën.

Me vendimin e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2000, 22 maji çdo vit shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button