Zonja e parë e Maqedonisë takim me bashkëshorten e Erdoğanit

Bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë Maja Ivanova, u takua me bashkëshorten e presidentit të Turqisë Emine Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

Ivanova gjendet në Stamboll të Turqisë në kuadër të Samitit Botëror Humanitar.

Ndërkohë Presidenti Gjorgji Ivanov në fjalimin e tij në këtë samit deklaroi se është i domosdoshëm angazhimi i vazhdueshëm në proceset paqësore, që do të mundësojë zgjidhje të përhershme të konflikteve.

Në Samitin Botëror Humanitar sot dhe ditën e nesërme do të marrin pjesë shumë kryetarë të shteteve dhe të qeverive, ku krahas ministrave dhe përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile ndërkombëtare dhe organizatat akademike, përfaqësues të mediave, sektorit privat dhe të komuniteteve të prekura nga krizat.

Nga rajoni marrin pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ai i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, si dhe i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button