Stavreski do të dorëzon çelësat e banesës nga loja shpërblyese me llogari fiskale

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski sot do t’ia dorëzojë çelësat e banesës fituesit të lojës shpërblyese “Fiskale në dorë – shpërblim pa mund”.

Fituesi i banesës nga tërheqja e parë është kumanovari, Trajko Kuzmanovski. Banesa është në rrugën “Brigada e tretë maqedonase” në Shkup. Në tërheqjen e parë janë ndarë edhe hapësira afariste në Shkup dhe automobil “Pezho 208”. Kanë arritur mbi 800 mijë zarfa me llogari fiskale të dorëzuara pas 15 nëntorit të vitit 2013.

Lojën shpërblyese e organizon Lotaria shtetërore e Maqedonisë nën patronazh të Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë. Do të ketë gjithsej 13 tërheqje, ndërsa tërheqja e dytë do të jetë të hënën më 27 janar në orën 20 në RTM 1.

Shpërblimi kryesor për këtë tërheqje është automobil Folksvagen Polo dhe 150 vauçerë, në vlerë prej 1.000 deri në 60.000 denarë. 

Do të marrin pjesë të gjitha zarfet me llogari fiskale që do të dërgohen në postë ose do të dorëzohen në njërën nga pikat të cilat janë të vendosura në ndërtesën e MRT-së, në rr. “Makedonija” dhe në “Tehnomarket” në Siti Galeri. Zarfat te pika në “Tehnomarket” do të mund të dorëzohen prej orës 9 deri në orën 21, ndërsa në pikën në rr. “Makedonija” prej orës 8 deri në orën 24. 

Lajme të ngjashme

Back to top button