“Abolimi është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”

Dekretet për ndryshimet ligjore të 6 ligjeve të votuara në Kuvend morën edhe nënshkrimin e Kryetarit Ivanov. Javën e ardhshme Ivanovi do të mund t’i tërheqë vendimet për faljen e 56 personave. Por, tashmë që është krijuar mundësia ligjore, nga Kabineti i Ivanovit, ende nuk kanë dalë me qëndrim në lidhje me mundësinë për tërheqjen e faljes, njofton TV21.

Vendimi për tërheqjen e faljes është në kundërshtim me Kushtetutën thotë, profesori universitar, Osman Kadriu, sipas të cilit, falja si mundësi duhet të shfuqizohet, sepse Kryetari veç më ka të drejtë juridike për amnisti, e cila ka të bëjë me individë.

Nga Kabineti i Kryetarit ende nuk kanë sqaruar nëse Ivanovi do t’i tërheqë vendimet për falje për të gjithë personat, ose vetëm për ata të cilët do ta kërkojnë një gjë të tillë. Nga atje nuk kanë bërë të ditur nëse personat të cilat kanë dorëzuar deklarata personale për mospranim të faljes,  do të duhet përsëri ta bëjnë atë ose jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button