Bien temperaturat dhe pritet borë

Moti sot në Maqedoni do të jetë vrenjtur dhe me reshje shiu gjatë tërë ditës.

Reshjet më intensive do të jenë në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit. Do të fryjë erë nga juglindja. Temperatura e ditës do të jetë prej 0 deri 8 gradë, ndërsa në mëngjes ishte prej -2 deri 3 gadë. 

Edhe në Shkup do të jetë moti i njëjtë, me temperatura të ditës deri 5 gradë celsius. Gjatë ditëve të ardhshme do të pritet rënia e temperaturave dhe se sot meteorologët paralajmërojnë reshje bore në pjesën veriore të vendit, duke u shtrirë edhe në zonat e tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button