LD: Gjorge Ivanov ta tërheqë vendimin për falje për të gjithë 56 të aboluarit

Lidhja Demokratike, insiston që abolimi të tërhiqet gjegjësisht të shfuqizohet për të gjithë 56 personat, bartës të funksioneve të larta shtetërore dhe politike, si dhe për bashkëpunëtorët e tyre.

“Duhet të respektohet parimi kushtetues se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe secili që e ka keqpërdorur funksionin dhe besimin e qytetarëve, duhet të mbajë përgjegjësi, t’i merret ajo që e ka vjedhur nga qytetarët dhe t’i ndalohet veprimtaria politike prej të paktën 10 vitesh”, thuhet në kumtesën e sotme të LD­-së.

Prej atje bëjnë thirrje që presidenti Gjorge Ivanov ta tërheqë vendimin për falje për të gjithë 56 të aboluarit deri në fund të ditës dhe kundër të gjithë atyre të vazhdojnë procedurat para gjykatës kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button