Për çfarë është dakorduar Hajndëll me krerët e institucioneve në vend

Përfaqësuesi special Johanes Hajndëll ka qëndruar sot në Maqedoni, për tu takuar me krerë të lartë të institucioneve dhe liderë partiak. Ai është takuar me presidentin Gjorge Ivanov, kryeparlamentarin Trajko Veljanovskin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, raporton Portalb.

Nga kabineti i Ivanovit njoftojnë se, presidenti Ivanov dhe ambasadori Hajndëll kanë biseduar për ngjarjet aktuale në planin politik në Republikën e Maqedonisë, ndërsa janë këmbyer informata dhe mendime për mundësitë dhe mënyrat për tejkalim të sfidave në skenën politike në vend. Në takim janë këmbyer mendime edhe për gjendjen e lidhur me krizën e migrantëve dhe refugjatëve, si edhe ndikimin e gjendjes aktuale politike ndaj kapaciteteve të përgjtihshme të shtetit në ballafaqimin me të.

Veljanoski dhe Hajndëll, siç qëndron në kumtesën e Kuvendit, u dakorduan se të gjitha subjektet politike duhet ta largojnë interesin personal mënjanë dhe ta vendosin në plan të parë interesin e shtetit për të mirën e qytetarëve. Gjithashtu u theksua edhe nevoja për marrje urgjente të hapave vendimtare për realizimin e vërejtjeve në raportin e Pribe me qëllim që vendi të kthehet në rrugën e integrimeve euroatlantike.

 

Nga LSDM njoftojnë se në takimin mes Hajndëll dhe Zoran Zaev që të dy janë dakorduar për zgjedhje fer dhe demokratike, se drejtësia duhet të vlejë njëjtë për të gjithë dhe se nuk duhet të ushtrohen obstruksionet ndaj Prokurorisë Speciale Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button