Askush nuk lind pikalosh, ndërsa veshët rriten çdo vit…

Funksionet jo të zakonshme të trupit, nga të cilat shumica e kanë humbur qëllimin e evoluimit, megjithatë janë këtu. Le të zbulojmë përse ndjejmë qetësinë, shohim aureole dhe qajmë për shkak të qepës. Ekspertët ende nuk e dimë pse qajmë deri sa qeshemi, por janë të sigurt që e qeshura dhe e qara janë reaksione psikologjike të gjendjes emocionale më të fortë. Edhe pse e lidhim të qarën me mërzitje, lotët janë më shumë mekanizëm kompleks fizik, ndërsa zgjojnë emocione të ndryshëm, nga dhembja dhe dëshpërimi deri tek gëzimi ekstrem. Kjo është vetëm një mënyrë që trupi evoluon- ka thënë Robert Provine, psikolog prej Universitetit Maryland.

Përse qajmë derisa prejmë qepën?
Gjatë prerjes së qepës plasariten anët e saj dhe nga aty dalin enizmat të cilat prodhojnë gaz propanetial sulfoksid. Pasi që gazi depërton tek sytë, reagon me lot dhe prodhon acit të lehtë sulfurik. Ndoshta atëherë sinjalizon sytë që gjëndrat e lotëve të prodhojnë më shumë lot në mënyrë që të shpërlajnë gazrat dhe të mbrojnë sytë. Sa më imët që të imtësohet qepa ajo më shumë lëshon gazra irritues. Një mbrojtje e mirë është ta mbajmë qepën në frigorifer para se ta premë, sepse në temperatura të ulëta enzimi më lehtë lirohet, ndërsa koncentrimi më i madh i enizmës është në maje të qepës, e do të kemi më pak lot nëse kjo pjesë ndahet në fund.

Përse nyjet kërcasin?
Në trupin tonë shumica e nyjeve janë diartoze apo janë të lëvizshme. Në to dy eshtra vijnë bashkë në kapsul, ndërsa brendia e kapsulës është lubrikante- apo lëng sinovial me shkrirje të gazit. Tek zgjatja e nyejve lëngu rrjedh nëpër to, dhe me këtë gazrat e azotit dhe ajrit lirohen brenda kapsulës dhe kështu dëgjohet një zë si kërcitje. Pasi që gazi të lirohet, nyejt bëhen më fleksibile. Por,ei njëjta nyje nuk mund të kërcasë disa herë, sepse gazrat duhet përsëri të mbledhin që të vijë deri tek ky proces.

Çka i shkakton mornicat (ethet)?
Emri i njohuri i etheve është piloerection, ndërsa lajmërohen për shkak të ftohtit apo frikës. Para disa milionave viteve kjo e ka pasur evoluimin e vet- atëherë paraardhësit tanë kanë pasur më shumë qime, dhe kështu me ngritjen e tyre është mbyllur ajri në mes, dhe njerëzit e kanë pasur më nxehtë. Gjithashtu qimet e ngritura nga frika kanë qenë si mburojë mbrojtëse nga bishat, derisa sot ato nuk kanë asnjë lloj kuptimi.

Prej çka vjen deri tek dridhja e syrit?
Rrahja e kapakëve të syrit zyrtarisht quhet miokimi, ndërsa më e shpeshtë është tek pjesa e poshtme në krahasim me atë të epërmen. Edhe pse shkencëtarët nuk e dijnë arsyen e saktë të rrahjes së kapakëve, ajo lidhet me stres, lodhjen e syrit, ushqimin e dobët, sasinë e madhe të alkoolit dhe alergjive. Rrahja e kapakëve më së shpeshti është benigne, e si ndihmë të parë është zvogëlimi i konsumimit të kafes dhe alkoolit dhe më shumë gjumë.

A rriten veshët gjithë jetën?
Pjesa e jashtme rritet gjithë jetën, duke filluar nga lindja, kanë shpjeguar shkencëtarët. Rritja e tyre më e madhe është deri në moshën 10 vjeçare, ndërsa nga atëherë rritja e tyre ngadalësohet dhe veshët rriten 0,22 mm secilin vit, ka theksuar një studim britanik i kolegjit mbretëror. Edhe vetë kërci i veshit rritet, jo vetëm lëkura që varet në vesh. Por madhësia e kanalit të veshit përsëri mbetet e njëjtë për të gjithë jetën.

Askush nuk ka lindur pikalosh
Piklat bëhen si pasojë e pigmentit të madh në lëkurë, edhe pse fëmijët mund të lindin me beng apo edhe me ndonjë formë të shenjës, asnjë bebe nuk ka pikla. Ato paraqiten pas daljes në diell. Sidomos tek bebet më të bardha dhe me sy të kaltër. Edhe pse piklat duken të lezetshme, ato janë shenjë e qartë për dëmtim të lëkurës nga dielli, andaj fëmijët duhet vazhdimisht t’i lyejmë me krem me faktor mbrojtës madje edhe gjatë dimrit.

Përse rreth dritave shohim aureola? Rrathët e ndriçuese të cilat na duken në diell kur vijmë nga ndonjë pjesë e errët demonstrojnë sa shumë është i pa përkryer syri i njeriut. Në momentin e ndryshimit të befasishëm të madhësisë së bebëzës së syrit dhe ambientimit të retinës, vie deri tek fenomeni i aberacionit sferik. Gati të gjithë njerëzit shohin rratjhë të ndriçuar rreth dritave, që nuk do të thotë që diçka nuk është në rregull me shikimin, shpjegojnë ekspertët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button