Asgjë nga lajmi, vetëm përfytyrime

[Recension:Protesta përfundon para kohe përshkak Tensioneve mes aktivistëve të Besës]

Mjaftojnë disa rreshta për të kuptuar amatorizmin e një pjese të përmbajtjeve në mediat e Internetit. Kohëve të fundit është shtuar numri i atyre që pretendojnë të bëjnë gazetari në ueb, por pa përfshirë edhe pjesën e njohurive paraprake për profesionin të gazetarisë dhe respektimin e rregullave etike dhe profesionale.

Screenshot (87)Linku për te artikulli origjinal:Protesta përfundon para kohe përshkak Tensioneve mes aktivistëve të Besës

Data dhe koha e publikimit: 09.05.2016

Data e recensionit: 13.05.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Kjo përmbajtje tregon se me sa “sportivitet” dikush e merr këtë profesion, që vërtetë ka peshë dhe rëndësi të madhe. Për fat të keq, ky fakt keqpërdoret shumë lehtë nga individë të cektuar. Ta zëmë, i gjithë teksti i gjoja “lajmit”, është një “gjetje” apo një trillim i personit që e ka shkruar atë. Gabimi del sheshit që në titull. Të gjithë ata gazetarë që ishin në atë protestë, e asnjëri prej tyre nuk theksoi se protesta ka pasur probleme të tilla. Përkundrazi, protesta mbaroi sipas planit të organizatorëve të kësaj proteste, sepse dhjetëra media e gazetarë ishin aty, dhe ishin të informuar për planin dhe marshutën e protestës. Disa media informuan për mosmarrëveshje mes partive opozitare shqiptare, mirëpo larg asaj se ka pasur tensione që kanë shkaktuar përfundimin e protestës para kohe.

Vërehet qartë se teksti është tendencioz. Ai merret me atë se kujt i është dhënë fjala e kush është injoruar në ato fjalime. Tamam duket sikur autori i lajmit ka biseduar paraprakisht me organizatorët dhe e di si kush duhej e kush nuk duhej të fliste. Përtej kësaj, teksti në fjalë nuk ka asgjë që lidhet me ndonjë rregull gazetaresk. As burime konkrete ose bashkëbisedues nga palët e përfshira, as citime, as referime, as parafraza, asgjë. Edhe po të ishte ndonjë pjesë e tezave të shtruara në tekst e vërtetë, pesha e saj humbet në ketë tekst subjektiv, i cili pretendon të jetë informativ. Madje fjalia e fundit e tekstit është tejet thumbuese kur thuhet që protesta e 9 majit përfundoi shpejt sepse “Revolucioni i Larmë” i priste që protestuesit të kthehen në protestën e tyre. Këtu bëhet fjalë për një kulturë të të shprehurit që nuk është adekuate për përmbajtje informative, e për më tepër, as lloji dhe doza e humorit apo ironisë nuk përkojnë e as e adresojnë realitetin. Ky është denoncim klasik i pabazuar në asnjë argument.

Në kodin etik të gazetarëve thuhet:

“Gazetari do të ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë median e tij për të qëruar hesaspet me individë, duke inkuadruar edhe kolegët e tij.”

Çdo manipulim, shpifje apo shfryrje mllefi, është e papranueshme në profesionin tonë. Sa më të pakujdesshëm të tregohemi karshi publikut, aq më pak do të jetë respekti i tyre ndaj nesh.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button