Me zgjedhjet e 5 qershorit Gruevski nuk mund të jetë kryeministër

Vendi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Maqedonisë nuk do të mund të jetë i mbushur sepse do të zgjedhën të gjithë 120 deputetët. Edhe Zoran Stavreski, Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki nuk mund të jenë ministra sepse janë në listën zgjedhore, transmeton Portalb.

Nëse VMRO-DPMNE qëndron në vendimin që vet të shkojë në zgjedhjet e caktuara më 5 qershor, shteti do të përballet me disa situata logjike, madje edhe absurde. Të gjithë 120 vendet deputetëve do të mbushen nga listat e VMRO-DLMNE-së, që do të thotë se të gjithë kandidatët e nominuar do të zgjidhen.

Për atë kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, i cili është bartës i listës kandiduese në njësinë zgjedhore numër 1, nuk do të mund të zgjidhet kryeministër, sepse nuk ka nga ku të plotësohet vendi i tij, shkruan “Utrinski”, transmeton Portalb.

E njëjta vlen edhe për kandidatët për deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të cilët opinioni është mësuar t’i shohë si ministra. Në mesin e tyre janë edhe ministrat aktual, ai i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, Financave, Zoran Stavreski dhe Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki. Këto janë edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska, por edhe zëvendësministri plotësues i Politikës dhe Punës Sociale, Dime Spasov.

Në ekipin e VMRO-DPMNE-së, pa mundësi për transferim në Qeveri, nëse mbahen zgjedhjet më 5 qershor do të hyjnë edhe Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski, të cilët janë kuadër i besueshëm i Gruevskit.

Në dispozicion do të partisë do të ngelin kryeministri aktual, Emil Dimitriev dhe zëvendësministri për Çështje Evropiane, Vlladimir Peshevski, por edhe ministrat për Mbrojtje dhe Shoqëri Informatike, Zoran Jolevski dhe Marta Arsovska – Tomovska, të cilët nuk u gjetën në listat e VMRO-DPMNE-së.

Për ekspertët juridik kjo nuk ka qëndrueshmëri kushtetuese, sepse modeli proporcional zgjedhor nuk njeh praktikë që të gjithë deputetët të zgjidhen vetëm nga një listë kandiduese. Gjithashtu, modeli proporcional i zgjedhjes, nuk e lejon mundësinë për zgjedhje plotësuese për mbushjen e vendeve të zbrazëta të deputetëve. Opsioni i tillë ekziston vetëm në modelin e shumicës, përcjellë Portalb.

Sipas profesorit universitar, Temelko Risteski, në situatë të këtillë do të dalin vetëm komplikime të reja juridike, sepse në shoqëri demokratike patjetër qytetarët të zgjedhin mes dy ose më tepër opsioneve.

Mëdyshje të reja nxjerrë edhe deklarata e zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, për Agjencinë “Bllumberg”, i cili paralajmëron se përbërja e re parlamentare, e cila do të ishte e zgjedhur nga zgjedhjet e 5 qershorit, menjëherë do të jep dorëheqje,

“Gjithashtu ne nuk duam zgjedhje pa kundërshtar, por sipas të gjitha gjasave përbërja e re parlamentare do të jep dorëheqje që në seancën e parë pas votimit”,. Deklaroi Kotevski duke shtuar se për ta është e rëndësishme që të dërgohet porosi e fuqishme që ata kanë përkrahje te populli.

Nëse përbërja e re që në seancën e parë do të jep dorëheqje, atëherë çështja është se cili kabinet qeveritar do të ngelet në “Ilindenska” numër 2. Në atë rast, nuk do të zgjidhet kabinet i ri qeveritar, ndërkaq kabineti i Qeverisë së Emil Dimitrievit nuk do të ketë legjitimitet që të vazhdojë ta kryej punën, sepse deputetët që e kanë votuar tanimë do t’u ndalet mandati, transmeton Portalb.

Në publikun politik shfaqet edhe mëdyshja se dorëheqjet e shpejta të deputetëve të ri a do të tregojnë që përsëri shumica e VMRO-DPMNE-së, pa pajtueshmërinë e partive tjera politike do ta shpërbëjë Parlamentin dhe do të caktojë datë të re për zgjedhje të reja. Ish kryeministri Gruevski, tanimë ka paralajmëruar opsion se Maqedonia këtë vit do të mbaje dy cikle zgjedhore, por nëse shpërbërja e tyre përsëri do të bëhet pa pajtueshmërinë e katër liderëve të Marrëveshjes së Përzhinos, atëherë për shtetit do të thotë, hyrje në krizë të re politike.

Nga ana tjetër, nga opozita, kalkulimet e këtilla politike i komentojnë si tentativa të pasuksesshme të VMRO-DPMNE-së që ajo të shkojë në zgjedhje pa u plotësuar kushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button