Zvicra e zbulon listën preliminare për “Euro 2016”, si zakonisht plot shqiptarë (Foto)

Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkovic e ka zbuluar listën preliminare të të ftuarve për “Euro 2016. Si zakonisht të ftuar janë edhe disa futbollistë shqiptarë të cilët mbeten lojtarët kryesorë të “helvetikëve”.

Petkovic i ka ftuar gjashtë futbollistë shqiptarë në listën preliminare me 28 futbollistë nga e cila do të largohen pesë futbollistë.

Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi, Tarashaj dhe Xhemajli janë pjesë e kësaj liste.

Në listë kësaj radhe nuk është përfshirë shqiptari tjetër, Pajtim Kasami që u shpallë kampion me Olimpiakosin në Greqi.

Përfaqësuesja e Zvicrës do të ketë stërvitje nga data 22 maj deri me 3 qershor nga ku futbollistët duhet të bindin selektorin për ti marrë në Evropianin në Francë, transmeton Indeksonline.

Image

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button