Mediat izraelite shkruajnë për provizionin dhe protestat në Maqedoni

“Ka Ardhmëri” nga Vlladimir Llazareviq ka dërguar kumtesë në të cilën njofton se mediat në Izrael kanë filluar që ta hulumtojnë tregimin për skandalin korruptiv në të cilin është i involvuar qytetari i tyre Haim Hakeini, njofton Portalb.

Në tekstin me titull “DËGJONI: Maqedonasit protestojnë kundër skandalit të madh korruptiv në të cilin janë të involvuar izraelitët”, sqarohet sfondi i protestës dhe arsyet e të njëjtëve se pse kanë filluar, por edhe për skandalin me provizionin për prokurimin e pajisjes izraelite për përgjim.

“Në tekst janë të përfshirë emrat e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, por edhe emri i Svetllana Kostovës si dhe qytetarit izraelit, Haim Hakeini duke përshkruar rolin e tyre në skandalin korruptiv. Gjithashtu, “Time of Israel” thirret në një tekst të publikuar në gazetën e biznesit “The Marker” ku shkruhet se pajisja sipas të gjitha gjasave është shfrytëzuar për përgjimin e qytetarëve. Ky tekst praktikisht në mënyrë të pashmangshme do të sjellë deri te vendimi ligjor për skandalin edhe në Izrael, që do ta ndriçojë rastin, në të cilin janë të involvuar persona nga Maqedonia”, thonë nga “Ka Ardhmëri”, transmeton Portalb.

Tekstin e plotë mund ta lexoni në këtë link: LISTEN: Macedonians protest massive bribe scandal involving Israelis

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button