Marina, sjell Januzajn në Shqipëri

Marina Vjollca, prezantuesja e bukur e sportit në Top Channel ka dal në një kuis të faqes italiane Calcio Quiz si shkaktarja kryesore që do ta sjell yllin e Manchester United për të luajtur për Shqipërinë.

Në këtë kuis, faqja italiane ka shkruar “Goodbye Belgium, England, I’m gong in Albania”, duke ilustruar një foto të Adnanit dhe Marinës me flamurin kombëtarë shqiptarë.

Përndryshe, Marina cilësohet si fytyra më e bukur e kombëtares shqiptare. Për të ka shkruar edhe ueb-faqja boshnjake e futbollit bhfudball.ba.

“Biondja e bukur është imazhi i ri dhe fiziterapeutja e ekipit kombëtarë të Shqipërisë. Ne dyshojmë se numri i lëndimeve do të rritet ndjeshëm në ekipin kombëtarë shqiptarë dhe se përzgjedhësi i kombëtare shqiptare do të këtë probleme në të ardhmen për shkak të kësaj bukurie. Relaks për sy me këtë bukuri shqiptare”, ka shkruar kjo ueb-faqe.

Marina merr pjesë në të gjitha debatet e sportit që bëhen në Supersport përderisa kohëve të fundit ajo është shndërruar edhe një imazh i Kombëtares shqiptare gjë që është përfolur edhe nga media të ndryshme evropiane, jo vetëm të Sarajavës dhe Italisë por edhe ato gjermane. 

Adnan Januzaj pritet t’i thotë “po” kombëtares shqiptare pas quizit të faqes italiane Calcio Quiz, ku italianet mendojnë që Adnani do ta zgjedh Shqipërinë në momentin kur ta sheh këtë bukuri shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button