Lista e Milevskit mbetet me gjashtë shqiptarë

Seleksionuesi i Reprezentacionit të Maqedonisë U-21, Bllagoja Milevski sot ka publikuar listën e futbollistëve, të cilët do të jenë kandidat të mundshëm për duelin ndaj Ukrainës, përballje kjo që do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për futbollistë të rinj, që do të mbahet në vitin 2017.

Në listën e Milevskit janë emrat e dy futbollistëve të rinj Elif Elmaz i Rabotniçkit dhe ai i Kristian Filipovski nga Sileksi. Në listën e publikuar përsëri gjinden gjashtë futbollist shqiptarë, ku të ftuar jën Mevlan Murati i FC Shkupit, Onur Totre, Egzon Bejtullahi dhe Besir Demiri të Shkëndijës, Visar Musliu i Renovës dhe Enis Bardhi Ujpesit, i cili nga ndeshja në ndeshje po bëhet lider i reprezentacionit të shpresave.

Përfaqësuesja e Maqedonisë më 27 Maj përballet me Ukrainën në stadiumin ‘’Valerij Llobanovski’’në Kiev, ndërsa grumbullimi i parë pritet të bëhet me 21 maj në Shkup. Maqedonia në tabelën e klasifikimit pozicionohet e 3-ta me 9-të pikë të tubuara. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button