Anulohet seanca për 4 të dyshuarit e rastit “TNT”

Është anuluar seanca për katër të dyshuarit në rastin “TNT” të hapur nga Prokuroria Speciale që sot u desh të merren në pyetje në Gjykatën Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.

Në mesin e të dyshuarve janë: e dyshuara e parë, inspektore ndërtimtare nga Gazi Baba dhe tre anëtarë të komisionit për prokurim.

Inspektorja është e dyshuar se ka sjellë vendim të paligjshëm për shembjen e kompleksit “Kosmos” në pronësi të biznesmenit dhe Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fijat Canoski.

Anëtarët e komisionit për prokurim ngarkohen se në mënyrë të paligjshme kanë siguruar dinamit me të cilën është bërë shembja e objektit, transmeton Portalb.

Për katër të dyshuarit, Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që të sjellë masë për sigurimin e pranisë në procedurë.

Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

Përndryshe në rastin “TNT” janë të dyshuar disa persona, në mesin e të cilëve janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, por edhe kryetari aktual i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Megjithatë, ato nuk kanë shkuar në Gjykatë për t’u marrë në pyetje sepse janë të falur nga vendimi i presidentit Ivanov që e solli më 12 prill.

Objekti “Kosmos”, video dhe foto gjatë shembjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button