Maqedoni, ende nuk dihet sa do të kushtojë vaji i kanabisi

Ende nuk dihet se sa para do të kushtojë vaji i prodhuar nga kanabisi, i cili sipas paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore, për herë të parë do të mund të blihet në barnatoret e Maqedonisë, shkruan “Utrinski”, transmeton Portalb.

Sipas autoriteteve ky vaj do të shitet vetëm në barnatore i cili do të jepet si barnë mjekuese me recetë. Megjithatë, dihet se do të jetë prodhim vendor dhe do të jetë më i lirë se kanabisi mjekësor i cili është shitur në tregun e zi. Nga Agjencia për barna (MALMED) thonë që çmimi do të definohet kur kompania vendore farmaceutike të fillojë me prodhimin e saj e cila pritet që të nis për afro dy javë. Veçmas, shpjegojnë nga ky institucion se vaji do të ekstraktohet nga bimë të cilat do të importohen nga shtetet e jashtme. Deri më tani nuk zbulohet se nga cili shtet do të importohet bima, megjithatë, jo-zyrtarisht përmendet Holanda.

Vaji mjekësor nga kanabisi pritet të jetë në katër koncentrate të ndryshme të cilat ndryshojnë nga masa e THC komponentës aktive për të cilët thuhet se ka veprim mjekues, transmeton Portalb.

Do të jepet si barnë me recetë për diagnozat siç janë për: kancer, multipleks, sklerozë, sidë dhe epilepsi. Se cila kompani do ta merr këtë vaj ende nuk dihet.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu: Vaji i kanabisit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button