7.5 milionë euro për zgjedhjet në të cilat do të merr pjesë vetëm VMRO-DPMNE

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë të parapara të mbahen më 5 qershor, në të cilat do të merr pjesë vetëm partia në pushtet VMRO-DPMNE, do të kushtojnë plot 7.5 milionë euro, njofton Portalb.

Kështu ka vendosur Komisioni Shtetëror Zgjedhor në planin financiar për ndarjen e mjeteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Portalb.

Në bazë të këtij plani, buxheti i përgjithshëm për zgjedhje kap vlerën 456 milionë e 664 mijë denarë (7.5 milionë euro).

Nga ata, 650 mijë euro do të harxhohen për printimin e fletave të votimit dhe formularëve, 406 mijë euro për bordet e zgjedhjeve në diasporë, 146 mijë euro për ruajtjen e materialeve të besueshme, ndërkaq gjithashtu edhe aq për transport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button