Çfarë deshi të thotë Fazli Veliu në reagimin e SHVL për car Dushanin?

Në vazhdën e reagimeve për vendosjen e përmendores së car Dushanit në Qendër të Shkupit të cilën askush nuk e di kush e solli, ka reaguar edhe Shoqata e veteranëve të Luftës.

Me gjasë reagimi është për të sepse në komunikatën e tyre nuk mund të themi se qartë kemi kuptuar  për çfarë në të vërtetë dëshiron të reagojë  shoqata.

“Kjo është ngritur për t’iu kundërvënë Aleksandrit të Madh në aeroportin e Shkupit, Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Shkup, Projektit të Shkupit 2014, Kompleksit Memorial “Nëna Shqipëtare” , prandaj ne kërkojmë sqarim urgjent nga ministria e Kulturës dhe nga Qeveria, ndërhyrjen e Ambasadorit të SHBA dhe Gjermanisë”, thuhet në reagim.


Dje më në fund u deklarua dhe partia e Ahmetit, BDI duke thënë se fajet i ka partia e Thaçit, PDSH. Ndërsa kundër reagim kishte edhe PDSH-ja e cila sërish ka akuzuar BDI-në për anti-shqiptarizëm.

Car Dushani nuk do të jetë i vetmuar në urë sepse do të vendosen edhe përmendore të tjera serbe në qendër të Shkupit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button