Tetovë, përpjekje për të paguar me kartëmonedha të falsifikuara

Taksisti M.I.(48) nga Siniçani i Tetovës mbrëmë ka paraqitur në polici se dy persona kanë tentuar që ta mashtrojnë dhe të paguajnë me kartëmonedha të falsifikuara prej 1000 denarëve  për të udhëtuar nga Siniçani për në Tetovë.

Sipas vozitësit mbrëmë reth orës 21:30 dy persona të panjohur kanë kërkuar që ai ti dërgojë në një restorant në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.

Ky është rast i dytë brenda dy ditëve në Tetovë ku në mënyrë identike ku kanë tentuar të paguajnë me kartëmonedha të falsifikuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button