Ahmeti shpreh ngushëllimin për vdekjen e Mandelës

“Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për largimin nga kjo jetë të simbolit të rezistencës, luftëtarit të lirisë, të burgosurit politik dhe të burrështetasit që la gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore, Nelson  Mandela”, shkruan Ali Ahmeti.

Ahmeti konsideron se, vepra e tij ka frymëzuar shumë veprimtarë për liri dhe drejtësi tek popujt gjithandej në botë, përfshirë edhe tek populli shqiptar që po kërkonte lirinë dhe drejtësinë në vendin e të parëve.

Familja e tij dhe populli i Afrikës së Jugut duhet të janë krenar që patën në gjirin e tyre një figurë të tillë, por në të vërtetë, Mandela i takon gjithë njerëzimit dhe shëmbëlltyra e tij sot reflekton 
vlerat e lirisë, demokracisë, barabarësisë, paqes.

“Kujtimi për Mandela dhe për veprën e tij do të jetë i përhershëm dhe unë do ta kujtoj gjithnjë me thënien e tij “Lavdia më e madhe e jetesës nuk qëndron në atë që mos të rrëzohesh asnjëherë, por të ngitesh çdo herë kur të rrëzohesh”, shkruan  Ali Ahmeti në ngushëllimin e tij për Mandelën.

Lajme të ngjashme

Back to top button