Popovska: Listat e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së janë mashtrim për njerëzit naiv dhe anëtarësinë

Deputetja Liljana Popovska, e cila është edhe kryetare e partisë politike RDM, e pyetur rreth rëndësisë së dorëzimit të listës së kandidatëve të VMRO-DPMNE-së ka deklaruar:

… Praktikisht ndërtimi i pozicionit para negociatave të cilat do të fillojnë në një nivel tjetër. Unë do të thosha ngatërrimi edhe i një nyje në vazhdën e shumë nyejve të cilat VMRO-DPMNE i ka lidhur në fytin e Maqedonisë, që të mund shoqëria të merret edhe me një nyje, ja ata kanë vendos të shkoj në zgjedhje. Ndërsa të gjithë e dimë dhe e shohim se kushte për zgjedhje nuk ka, dhe nuk mund të ketë, dhe nuk ka logjik që një parti të bëj gara me vetveten. Kjo është mashtrim i njerëzve naiv dhe manipulim edhe me anëtarët korrekt të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk janë mjaft të informuar, duke i mbajtur edhe më tutje në një gjendje të një normaliteti të kamufluar se çdo gjë është normale në shtet, dhe ja që ne ende nuk e kemi treguar të vërtetën tonë… “

[Burimi: Tv Telma –  Top Tema  (Nga 2’54”-4′.16”) – Data: 11.05.2016]

 ARSYETIM:

Kryetarja e partisë RDM dhe deputete Liljana Popovska, si mysafire në emisionin Top Tema në Televizionin Telma, e pyetur nëse dorëzimi i listës së kandidatëve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor nga ana e VMRO-DPMNE-së do të thotë se do të ketë zgjedhje me 5 qershor ose është vetëm ndërtimi i pozicioneve më të mira në negociata, dha deklaratë të saktë se bëhet fjalë për ndërtimin e pozicioneve më të mira në negociata.

Popovska në këtë rast sqaroi edhe një her se të gjithë e kanë të njohur se kushte për mbajtje të zgjedhjeve sipas marrëveshjes së Përzhinos nuk ka, për shkak se minimumi është pastrimi i listës zgjedhore të vërtetuar nga anëtarët e KSHZ-zë dhe të nënshkruar nga presidenti dhe reformat e mediumeve, a kjo nuk është bërë, a rikujtoi dhe në situatën absurde me ç’rast në zgjedhjet demokratike shumë partiake, një parti (VMRO-DPMNE) duhet të garoj vetëm me vetveten.

Me ç’rast, ajo nuk e përmendi në pjesën hyrëse, se nuk është plotësuar edhe një kusht, dhe ajo është funksionimi i Prokurorisë Speciale Publike, element kryesor i Marrëveshjes së Përzhinos, i ciki është edhe një shkas për konstatim se kushtet për zgjedhje nuk janë plotësuar.

Por, ndoshta arsye më kryesore nga të gjithë arsyet që mund të përmenden në mbështetjen e deklaratës së Popovskës, është vendimi i Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së se e përkrahin kryesinë e partisë që të dorëzoj listën e kandidatëve të kryesuar nga lideri i partisë Nikolla Gruevski, dhe njëkohësisht duhet japin leje që të vazhdoj negociatat për dalje nga kriza politika.

Këtë arsyetim e dha në deklaratën para KSHZ-zë me 11.05.2016 në orët e vonshme të mbrëmjet kryetari i Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Nelloski, i cili bashkë me dy persona nga partia ishte i ngarkuar t’i dorëzoj listat e kandidatëve.

 Gjithashtu Komiteti Ekzekutiv dhe Komiteti Qendror i partisë tonë, vendosën që ta përkrahin ekipin tonë negociator që të vazhdoj me marrëveshje për dalje nga kjo krizë politike në të cilën LSDM-ja e ka futur vendin tonë

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në KSHZ  për zgjedhjet e parapara me 5 qershor skadon në mesnatë, më 11 për kundrejt 12 majit. Mundësi ligjore për dorëzimin e listës nga ana e partive tjera politike nuk ka. Pos nëse nuk anulohen afatet ose me vendimin e KSHZ-së ose me vendim të parlamentit të RM-së, gjegjësisht me vendim të kryetarit të parlamentit Trajko Veljanovskit, i cili i shpalli zgjedhjet në datën e lartë përmendur. Nga kjo, pse ekipi negociator i VMRO-DPMNE-së do të kishte marr përkrahje nga KE dhe KO i partisë të vazhdoj me negociatat në të cilat janë të përfshira tre partitë politike më të mëdha në vend, LSDM, BDI dhe PDSH, plus dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare?

Logjika e vetme për vazhdimin e negociatave në këtë format, është aprovimi i marrëveshjeve të reja për dalje nga kriza politike, e cila do të përfundoj me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike parlamentare në të cilat do të merrnin pjesë të gjithë partitë e mëdha dhe të vogla politike. Ky obligim buron edhe nga Marrëveshja e Përzhinos , sipas të cilës parashikimi dhe datave, së pari 24 prill, ndërsa në muajin shkurt të këtij viti ky vendim edhe ndryshoi për në 5 qershor. Por për shkak të mungesës së kushteve 3 nga 4 partitë nuk dorëzuan listën e kandidatëve në ditën e djeshme ( pos VMRO-DPMNE-së) lista në KSHZ dorëzuan edhe dy -tre “satelitët” e partisë qeverisës).

Procesi i negociatave vazhdon. Në Maqedoni sot me 12.05.2016 arrin dhe do të negocioj me partitë edhe ambasadori gjerman,i cili është i deleguar special i shefit të diplomacisë gjermane, ndërsa bisedën e zhvillon me ndihmën dhe pëlqimin nga Brukselit dhe të Uashingtoni. Në këto biseda të cilat do të zgjasin dy ditë, marrin pjesë të gjithë partitë politike. Qëllimi është të gjendet rrugëdalje dhe të anulohet 5 qershori si ditë e zgjedhjeve, dhe tërheqja e abolimit nga presidenti Ivanov.

Nga kjo vlerësojmë se deklarata e Popovskës se dorëzimi i listës së kandidatëve është vetëm një veprim për ndërtimin e pozicioneve më të mira për negociatat, mashtrimin e njerëzve naiv, por edhe të anëtarëve të ndershëm të VMRO-DPMNE-së është e vërtetë.

Vlerësoi:Teo Bllazhevski nga “Vërtetëmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button