Fuqia e listës Serbe do të konfirmohet në zgjedhjet nacionale

Pas fitores së listës “Iniciativa Qytetare Serbe” në nëntë komuna është hapur rruga që edhe ligjërisht ata të kontestojnë çdo vendim të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë analistët.

Sipas tyre, fuqia reale e listës që përkrahet nga Beogradi do të konfirmohet edhe në zgjedhjet nacionale, nëse vazhdohen mandatet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës.

Derisa opozita ka thënë se nuk do të pranojnë që serbëve t’u vazhdohen mandatet e rezervuara, ende pa qëndrim është Partia Demokratike e Kosovës, transmeton koha.

Nëse liderët e partive politike shqiptare krenohen me numrin e komunave të fituara në zgjedhjet e fundit komunale, një gjë e tillë mund të bëjë edhe kryeministri serb, Ivica Daçiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button