Memeti: Nuk mund të jem i kënaqur me përmirësimet e të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti në prag të 10 dhjetorit – Ditës së të drejtave të njeriut, deklaroi se në  Republikën e Maqedonisë vërehen lëvizje të caktuara lidhur me të drejtat e njeriut të cilat japin sinjal të vogël pozitiv për përmirësim, por kjo nuk mjafton që unë si Avokat i Popullit të jem i kënaqur. 

“Të gjitha institucionet duhet të japin mund akoma më të madh në mënyrë që të mund të themi se me cilësi dhe efikasitet u mundësojmë qytetarëve t’i realizojnë liritë dhe të drejtat”, tha Memeti. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit, Memeti thotë se karakteristike për vitin që po kalon është fakti që parashtresat drejtuar institucionit Avokat i Popullit nga sfera e jurisprudencës sërish janë në numër më të madh. 

“Këtë e theksoj sepse vitin e kaluar për herë të parë të drejtat nga sfera e të drejtave të konsumatorit ishin më të shumta. Shqetëson ajo që edhe këtë vit është i theksuar trendi i shtyrjes së procedurave gjyqësore, por dhe procedurat rreth kontesteve administrative që shkakton qasje të vështirësuar në  drejtësi, e kjo nuk është mirë për shoqërinë në përgjithësi”, theksoi Memeti. 

Edhe pse për pak është ulur numri i parashtresave nga të drejtat e konsumatorëve, megjithatë edhe viti 2013, siç thotë, tregon trend të shkeljes së të drejtave të qytetarëve si konsumatorë apo si shfrytëzues të energjisë elektrike, energjisë ngrohëse dhe shërbimeve të tjera komunale. 

“Mu për atë arsye ende konsideroj se nevojitet sendërtim i rregullat ivës juridike, me qëllim të realizimit të papenguar të të drejtave të qytetarëve dhe respektim i parimeve të ekonomisë së tregut dhe të drejtës për zgjedhje të konsumatorit si shfrytëzues i shërbimeve të caktuara”, shton ai. 

Në pyetjen për gjendjen me kushtet nëpër burgje, Avokati i Popullit thekson se edhe pse gjatë periudhës së kaluar është vënë në përdorim burgu i ri në Kumanovë, ndërkaq në burgje të caktuara janë ndërmarrë masa për përmirësim të kushteve,  megjithatë stërngarkimi shkakton përkeqësim drastik të kushteve, si dhe shkelje të të drejtave të personave të cilët janë të privuar nga liria.

Lajme të ngjashme

Back to top button