Venezuelë: Maduro dekreton gjendjen e jashtëzakonshme, opozita thirrje për protesta

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dekretoi dje në mbrëmje gjendjen e jashtëzakonshme, duke cituar “kërcënime të jashtme”, disa orë përpara mobilizimit të opozitës, e cila kërkoi organizimin e një referendumi për shkarkimin e tij.

“Dekreti i gjendjes së jashtëzakonshme dhe emergjencës ekonomike synon për të neutralizuar dhe parandaluar agresionin e jashtëm që rëndon mbi vendin”, deklaroi kreu i shtetit socialist në një fjalim radio-televiziv nga Pallati i qeverisë.

Ai synon të zgjerohet dhe të shtyjë vlefshmërinë për muajt maj, qershor, korrik të një dekreti të mëparshëm të emergjencës ekonomike, në fuqi prej mesit të janarit i cili skadon sot.

“Ky vendim pritet të zgjatet në përputhje me kushtetutën e vendit gjatë vitit 2016 dhe sigurisht gjatë 2017, për të rifituar kapacitetin e prodhimit në vend”, shtoi kreu i shtetit i cili nuk saktësoi nëse gjendja e jashtëzakonshme nënkuptonte një kufizim të të drejtave civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button