Kosovari, fatal për Fenerbahçen

Skuadra e parë në Superligën e Turqisë, Fenerbahçe është eliminuar nga anëtari i Ligës së Dytë turke, Fethiyespor, nga e cila u mposhtë në shtëpi me rezultatin 2:1.

E gisht në suksesin e Fethiyesporit kishte edhe një kosovar. Fjala është për mesfushorin nga Vitia, Liridon Krasniqi, i cili ishte ndër më meritorët për kualifikimin e ekipit të tij. Krasniqi arriti që të jetë kyç në dy golat e shënuar nga bashkëlojtarët e tij, pasi aksionet filluan nga këmbët e tij. Për këtë sukses, Liridoni ka folur për gazetën Arena.

“Kemi arritur të bëjmë një ndeshje fantastike, me ç’rast eliminuam një skuadër shumë të madhe siç është Fenerbahçe. Edhe pse dallimi është i madh në cilësi, ne kemi arritur të dominojmë gjatë gjithë ndeshjes, dhe në fund me plot meritë jemi kualifikuar”, deklaroi fillimisht Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button